Categories Lajme

Ministria e Arsimit kërkoi që vitet e para të zhvillojnë mësime në auditore, vjen përgjigja e Minsitrisë së Shëndetësisë

Ministria e Arsimit, ka kërkuar që studentët që e vazhdojnë për herë të parë vitin akademik, edhe pas urdhrit të Komitetit Teknik për të mbyllur Universitetet, të paraqiten javën e parë fizikisht. Më anë të një shkrese zyrtare MASR ka kërkuar që këta studentë të vijnë në grupe të vogla dhe duke zbatuar rregullat e vendosura për Covid-19, në mënyrë që të njihen me mënyrën e mësimdhënies online.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Shëndetësisë. MSH-ja bën me dije se kjo gjë është e pamundur, dhe se gjithçka që ka lidhje me mësimdhënien në universitete të zhvillohet online dhe të dokumentohet në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij. “Në zbatim të pikës 7, të nenit 57 të Kuhstetutës dhe të pikës 1, të nenit 3 të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionit në fuqi.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-të në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjieno-sanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Por ju bëjmë me dije, se, në vijim të propozimit të datës 90.10.2020, të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për zhvillimin e procesit mësimor vetëm në distancë dhe pa prezencë fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të martë, MASR me shkresë nr.5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që për studentët që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre në IAL., në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja me qëllim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit të mësimdhënies pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me shkresën nr. 4859/1 prot., datë 30.10.2020, të cilën e gjeni bashkëlidhur, sqaron se lejimi i prezencës së studentëve që fillojnë për herë të parë një program studimi, sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, është i pamundur. Duke mbajtur në konsideratë sa më lart, MASR si institucion përgjegjës për hartimin e politikave në fushën e arsitmit të lartë, në zbatim të shkronjës ‘a’, të pikës, 2, të nenit 7 të ligjit nr. 80/2015, dhe në vijim të mirëadministrimit të procesit mësimdhënës, kërkon nga ana juaj, duke mos cënuar njëkohësisht lirinë akademike, autonominë financiare dhe organizative të parashikuar në nenin 3 të ligjit nr.

80-2015, në kuadër të të gjitha masave të ndërmarra, në përputhje me standartet shtetërore, të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore për vitin akademik 202-2021, procesi mësimdhënës, pavarësisht formës së mësimdhënies, të jetë i dokumentuar dhe në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.”- thuhet në përgjigjen e Minsitrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME