Categories Lajme

Ministria e Jashtme shqiptare njofton: Kosova ka vendosur rregulla të reja për hyrjet, ja çfarë duhet të dini

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton qytetarët për rregullat e reja që ka vendosur Kosova, për shtetasit që hyjnë në vend. Rregullat e reja të Kosovës vijnë pas disa ditëve me shkallë tepër të lartë të rritjes së infektimeve. Dje dhe sot, Kosova ka regjistruar mbi 1,000 infektime ditore.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rregullat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend.

Të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm, që vijnë nga vende me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të paraqesin një test RT-PCR negativ COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Nga ky rregull përjashtohen: Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do largohen nga Kosova brenda 3 orësh;

Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 5 orësh;

Personat që kanë çertifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19; Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar 30 ditë para mbërritjes; Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME