Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra zjarri janë problematike, “Zjarri në Dukat rrezikshmëri për Llogaranë”

Situata e zjarreve në vend,  Prej ditësh forca të shumta operacionale, efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të emergjencave civile e shërbimeve vendore po punojnë për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit. Pavarësisht punës së pandërprerë, disa vatra zjarri janë ende problematike.

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit, e cila paraqitet rrezikshmëri, pasi ka përhapje në drejtim të Parkut Kombetar të Llogarasë. Prej orëve të para të mëngjesit ka rinisur operacioni edhe nga ajri.

Vatra tjetër kritike është ajo në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit, ku ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll, në mënyrë që flakët të mos kërcënojnë banesat. Në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës zjarri nuk paraqet rrezik për banesa, ndërsa po vijon puna për shuarjen e tij.

Zjarri në fshatin Munellë-Domgjon është izoluar në njërin krah, por po vijon puna në krahun tjetër, ku ende ka prani flakësh. Prej ditës së djeshme po punohet për shuarjen e flakëve në masivin me pisha në fshatin Krushovë, në njësinë administrative Voskopojë. Prej orëve të para janë shtuar forcat e ndërhyrjes nga FA, zjarrfikësit si dhe struktura të tjera të bashkisë Korçë e bashkive fqinje. Situatë e vështirë zjarri ka qenë dje, në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Mirditë.

Sot vazhdon zjarri në shkurre, ndërsa janë shtuar forcat operacionale. Në fshatin Corrush në Mallakastër janë izoluar dy vatra, por puna vijon për izolimin e flakëve në tre vatra të tjera aktive, të cilat janë në terren të vështirë. Në fshatin Bogë, njësia administrative Shkrel është aktivizuar një vatër zjarri mbrëmjen e djeshme. Nuk paraqet rrezik për banesat. Një vatër zjarri është njoftuar në Parkun e Tomorrit në lartësinë mbi 1500 m, por situata po ndiqet nga forcat vendore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME