Categories Lajme

Fier, Dogjën sipërfaqe të konsiderueshme toke, arrestohen dy autorët

Policia e Fierit vijon punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Fier.

Gjatë orëve të fundit, janë arrestuar dy shtetas, një në Mallakastër dhe një në Fier, të cilët rezultojnë si autorë të zjarreve në këtë qark. Në p ranga kanë rënë shtetasit Emiraldo Ahmetaj dhe Mirel Bucka.

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Anabreg, Mallakastër, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME