Categories Lajme

Ministrit i sëmuret burri/ Spahn: Por kam lajme të mira për vaksinën

Pas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, raportohet se është infektuar me koronavirus edhe burri i tij, Daniel Funke. Spahn tha se ai kishte simptoma të ftohjes, kur burri nuk ka simptoma. Ndërkohë Gjermania duket se ka bërë hapa të mëdhenj përpara në çështjen e vaksinës kundër koronavirusit! Media gjermane “Bild” shkruan se vendi po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur. Gjithashtu ministria u ka kërkuar 16 landeve federale të vendit që t’i japin adresat për to deri më 10 nëntor, shkruan Bild, e cila nuk citon burimin e këtij informacioni.

Në një video-konferencë këtë javë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se kompania BioNTech e Gjermanisë është afër miratimit të vaksinës së saj. I pyetur se kur i pret vaksinat e para, Spahn ka thënë: “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”, citon Bild pjesëmarrësit në video-konferencë. BioNTech po zhvillon vaksinën në partneritet me kompaninë amerikane Pfizer Inc.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME