Categories Lajme

SOT 7 mijë persona të lënë në mëshirë të fatit, thirrja urgjente e aktivistëve

Në një kohë kur numri i të prekurve me Covid është prej javësh në rritje, ku shumica e të infektuarve trajtohen në banesë, në jo pak raste duke marrë mjekim pa autorizimin e mjëkevë, shumë aktivistë në rrjetet sociale shkruajnë se duhet ndërhyrë menjëherë me një fond për koston e ilaçeve. Të gjendur përballë stresit të humbjes së punës, javëve në izolim, apo përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, shumë qytetarë vonojnë në marrjen e mjekimit bazë, që çon më pas edhe në rëndimin e kushteve të tyre.

Edhe në format më të lehta të Covid, mjekimi fillon me të paktën 5 mijë lekë të reja, që përfshijnë një kompleks vitaminash, apo antibiotik, përdorimi i të cilëve ka futur në debate dhe vetë mjekët, jo vetëm në Shqipëri.Por në rastet më të këqija, ku gjendja është e rëndë, dhe nevojiten edhe injektimet, kostoja e trajtimit mund të shkojë  deri në 1 milionë lekë të vjetra. Pak kohë më parë ishte historiani Neritan Ceka, ai që tregoi se së bashku me bashkëshorten, kurimi nga Covid i kishte kushtuar 5 mijë euro, ndërkohë që askush nga shteti nuk ishte interesuar një ditë të vetme për ta pyetur për gjendjen e tij.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një thirrje publike, për të krijuar një fond për trajtimin e rasteve Covid nga Erion Kristo dhe Denada Toçe, ndërsa më herët për këtë gjë ka insistuar dhe Partia Demokratike, përmes daljeve të përditshme të Lulzim Bashës. “Urgjentisht të krijohet një fond i posaçëm për kurimin e të sëmurëve që nuk shtrohen në spital. Moskrijimi i fondit rrezikon jetët e njerëzve. Kjo ide duhet mbështetur”, shkruan Kristo në postimin e tij, ndërsa Toçe bën bilancin për të gjitha familjet që janë në kushtet e mbijetetës, dhe pasjes së vetëm një page minimale.

“Cdo dite po marrim nje numer te larte individesh te infektuar me Covid-19. Mendoj se ka ardhur koha qe shteti te siguroje nje fond te posaçem per te gjithe te infektuarit, ata te cilet marrin vendim si individualisht por edhe me rekomandimin e mjekut te mjekohen ne shtepi. Ky virus nuk dallon asnje shtrese sociale, dhe, te gjendesh me 35000 All te ardhura ne muaj, ndonjehere edhe per te gjithe familjen, dhe te paguash 800 euro mjekim, eshte vrastare per familjaret e gjore.

Pensionistet te cilet shikojne nga duart e femijeve te tyre qe per asnje rast nuk do t’i braktisin prinderit, por rropaten, dhe ju shtetare po e beni edhe me te veshtire kete kohe pandemie. Duket sikur asnje gje prej sigurimeve tona nuk na kthehet ne kohen dhe vendin e duhur. Merrni masa se po e coni shoqerine ne depresion masiv. Per te mos thene se bashke me fukarallekun vjen edhe maskaralleku…”, shkruan Toçe në postimin e saj që ka marrë shumë pëlqime në rrjetet sociale.

Në momentin që flasim në të gjithë vendin janë 7390 persona të prekur me Covid, nga të cilët pak më shumë se 200 janë të shtruar në dy spitalet Covid. Pra më shumë se 7 mijë persona, gjenden sot në banesat e tyre, të braktisur dhe pa asnjë mbështetje nga ana e shtetit, ç’ka rrjedhimisht mund ti shtyjë ata drejt një mjekimi të gabuar, e në rastin më të keq, drejt përkeqësimit, për shkak se nuk i kanë pasur mundësitë ekonomike që të trajtohen në kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME