Categories Lajme

Minorenet, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore

Dita europiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka bërë bilancin e fenomentit në Lezhë. Në këtë qark ka patur tre raste të tentativës së trafikimit të femrave gjatë dy viteve të fundit. Drejtorja e Shërbimit, Marte Fetaj thotë se viktima të trafikimit janë kryesisht minorene që jetojnë në zonat rurale. ”Në përgjithësi janë minorene dhe sidomos vajzat e zonave rurale, të cilat nuk janë të mirë arsimuara, por kjo nuk do të thotë që edhe gjimnazet e qytetave nuk janë të prirura. Sa më shumë po forcojmë ligjet aq më shumë trafikantët po gjejnë shtigjet”.

Drejtuesit e institucioneve kërkuan bashkëpunim me njeri -tjetrin për të parandaluar rastet e trafikimit. ”Si një trup i vetëm të mund të bashkojmë forcat, vullnetet, enërgjinë, të ushtrojmë funksionin tonë, që këto grupe kriminale, apo individë të mos gjejnë terren që këtë dukuri ta kthejnë në modë dhe në ushqimin e tyre”. Në qytetin e Lezhës u zhvillua edhe një marshim kundër fenomenit. Ngritja sipas modelit amerikan e Bordit Këshillimor me ish-viktima të trafikimit është një risi sa i takon luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Komisioni për Sigurinë Kombëtare, zhvilloi një seancë dëgjimore me koordinatorin antitrafik, mbi rezultatet e deritanishme të antitrafikut. Për të raportuar për trendin, format e trafikimit, metodat e shfrytëzimit por dhe rezultatet e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e ftuar ishte Rovena Voda, zv/ministre në ministrinë e Brendshme.

Për sa i përket masave ligjore për vitin 2018-2019, Voda u shpreh se ato janë një sfidë edhe për vetë zyrën e koordinatorit kombëtar por edhe për institucionet e përfshira në këtë çështje. ”Një risi është ngritja për herë të parë (sipas modelit amerikan) i një Bordi Këshillimor, i cili është një strukturë e posaçme, e përbërë në fakt, nga ish- viktima tafikimi,por tashmë të riintegruar, në mënyrë që të prodhojmë politika efektive dhe të japim atë impakt që duhet, pikërisht te kjo kategori vunerabël”.

Më tej komisioni vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët. ”Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për të informuar anëtarët e Komisionit mbi masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave. Duke u ndalur tek zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit, masat ligjore dhe mekanizmat anti trafikim, mbrojtja dhe asistenca për viktimat e trafikimit, ndërgjegjësimi i komunitetit, bashkëpunimi mes aktorëve shtetërorë, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar, format dhe metodat e trafikimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME