Categories Sport

Miqësorja mes dy vendeve në Katar, Suedia bën gjestin e madh që nuk mendohej nga askush për Kosovën

Pavarësisht se do të jenë kundërshtarë në fushë, shteti Suedez ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kombëtarja e futbollit nga ky vend skandinav ia ka mbuluar të gjitha shpenzimet Kosovës që të luajnë ndeshjen miqësore të dielën në Katar.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Sipas tij, Federata e Futbollit të Suedisë dhe ajo e Kosovës kanë një miqësi të kahershme dhe një bashkëpunim të mirë me njëra tjetrën.

“Suedia në vazhdimësi është treguar shumë miqësore dhe ka mbështetur përfaqësuesen e Kosovës në futboll, në forma të ndryshme. Kësaj here kanë treguar bujari ndaj ekipit të shtetit tonë duke na mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Katar përkundër që në këtë ndeshje miqësore do të ballafaqohemi pikërisht me Suedinë”, ka thënë Ademi për inFokus.

Ai ka shtuar se nuk është në dijeni se si po komentohet udhëtimi i dardanëve në Katar dhe informatat që po qarkullojnë në media lidhur me shpenzimet.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur që do të kthehen në Kosovë me një ekip të përgatitur mirë për sfidat e radhës.

“Nuk merremi me spekulimet e inatet e individëve të caktuar lidhur me punën tonë. Qëllimi ynë është ta përfaqësojmë Kosovën dhe të vazhdojmë me sukseset e djelmoshave tanë siç kanë treguar deri më tani. Nga Katari do të kthehemi më të përgatitur për sfidat që na presin”, është shprehur Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME