Categories Lajme

Miratohet me 113 vota pro, projektrezoluta për gjenocidin serb në Sebrenicë

Miratohet në Kuvend  pr/rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.  Deputetët kanë rëndë dakord për këtë rezolutë, ndërsa nga ana e opozitës ka pasur debate për shkak se e kanë cilësuar si të pa plotë.

Projektrezoluta për gjenocidin serb në Sebrenicë u miratua me 113 vota pro, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër. Pr/rezoluta konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Kujtojmë se Parlamenti i Austrisë të mërkurën njëzëri ka miratuar një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, e cila nderon boshnjakët që u vranë në qytet më 11 korrik të vitit 1995, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta u kërkon autoriteteve austriake që të vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë së bashku me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

Miratimi i rezolutës erdhi pas vizitës zyrtare të ministres austriake të Drejtësisë, Alma Zadiç në Bosnjë e Hercegovinë këtë javë.

Në tekstin e rezolutës thuhet se ajo po miratohet me rastin e përkujtimit të 27-të të spastrimit etnik dhe gjenocidit në Srebrenicë, e cila u shpall zonë e mbrojtur me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 16 prillit 1993.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME