Categories Lajme

Miratohet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat/ Qytetarët: Boll të kemi ujë në shtëpi, të bëjnë si të duan

Me vendim të Këshillit Bashkiak, depozitat e vendosura në tarracat e pallateve në kryeqytet do të hiqen. Ky vendim vjen për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto ndërtesa.

Me tërmetin e 26 nëntorit, u rikthye në vëmëndje rrezikshmëria që paraqesin depozita e vendosura në tarraca, pasi cdo familje ka nga një depozitë.

Por si u prit ky lajm nga qytetarët e Tiranës?

“Të bëjnë një zgjidhje tjetër edhe ti heqin. Ne jemi pro shërbimit të njerëzve për higjenë, për të larë, për higjenë për të gjitha. Nëse ka mundësi që ti jepet ujë popullit që të ketë shërbim 24 orë të heqin depozitat. Nëse e zgjidh shteti që të vërë depozita në kat të parë le ta bëjë, zgjidhje e rregullt është dhe ajo, vetëm ujë do populli. Në rast të ndonjë lëkundje larg qoftë, ato mund të këputen dhe bien, e tarraca do bjeri brenda pastaj se nuk e mbajnë gjithë atë peshë. Unë boll të kem ujë në shtëpi dhe le ta bëjnë si të duan, boll të kem ujë”-u shprehën disa prej qytetarëve

Drejtori i përgjithshëm i Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, Erind Bejko shpjegoi për Report Tv se si duhet të veprojnë qytetarët me depozitat e ujit pas këtij vendimi.

“Duhet të fillojmë të marrim disa masa që ndoshta në dukje mund të jenë ekstreme por janë në shërbim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë. Zgjidhja është, nëse duan ta mbajnë në tarracë banorët duhet të marrin një inxhinjerë i cili vendos firmën e tij në bazë të profesionit që ka, ku vërteton që kjo tarracë është në rregull dhe mund të mbajë depozita. Banorët me administratorët e pallatit kur kanë dhe nëse nuk kanë arritur ta zgjedhin, ta zgjedhin por nëse vendosin që të mos e zgjedhin, vetë me kryesinë dhe asamblenë e pallatit të fillojnë të zbresin depozitat në katin e poshtëm, dhe ti vendosin ose në nje pjesë të oborrit të pallatit, ose në një pjesë ku mund të jetë bërë një uzurpim pa leje i pronës së përbashkët, ose në rastin më të vështirë, nëntok, si e vetmja mënyrë që të shpëtojnë pallatet nga kjo peshë e paimagjinueshme që e mbajnë prej vitesh”-u shpreh Erind Bejko

Procesi i heqjes së depozitave do të monitorohet nga Bashkia e Tiranës.

“Sigurisht që do të ketë një monitorim nga bashkia, grupet e Task Forcës së administratorëve të pallateve do të jenë në komunikim të përditshmë dhe do të kemi një raportim në bashki se sa pallate kanë filluar negociatat për ti hequr. Të jem i sinqertë nuk do të jetë një proces i thjeshtë do të jetë një proces i komplikuar por që do ja dalim se nuk kemi zgjidhje tjetër”-tha Bejko

Në kryeqytet ka një numër të lartë të pallateve të cilat mbi tarraca mbajnë depozita uji, si ato të ndërtuara para viteve ’90, por dhe në pallatet të cilësuara si të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME