Categories Lajme

“Mjaft pritëm, këtu po diskutohet uria dhe liria!

Mateo Salvini, kreu i Lega partisë më të madhe opozitare në Itali, deklaroi sot se qytetarët janë gati për të protestuar kundër qeverisë së Guseppe Contes. Në një video mesazh për qytetarët, Salvini deklaroi se nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk pranon këshillat për të hapur ekonominë, qytetarët do të dalin në rrugë.

“Nëse nuk na dëgjojnë do të shihemi në mënyra të tjera edhe jashtë rrjeteve sociale. Ka një muaj e gjysmë që flas vetëm para kompjuterit. Do të kthehemi në rrugët dhe sheshet tona, do respektojmë limitet dhe rregullat (e sigurisë), por këtu është në diskutim liria dhe e ardhmja jonë”,- tha kreu i LEGA.

Ai deklaroi se Italia duhet të nisë sa më shpejt për prodhimin ekonomik, duke zbatuar rregullat e sigurisë.

“Kemi pritur, dëgjuar, sugjeruar dhe bashkëpunuar me qeverinë. Tani mjaft më, pas 47 ditësh të mbyllur ne themi: mjaft, na lini të dalim, të punojmë dhe të fitojmë”,- u shpreh Salvini.

Kreu i LEGA deklaroi se nëse qeveria vijon në këtë mënyrë strategjinë e hapjes së bizneseve, shumë prej sipërmarrjeve nuk do të hapen fare, pasi janë duke falimentuar.

“Punëtor, sipërmarrës, artizanë, tregtarë, prindër që duan të rrisin fëmijët nuk mund të presin më. Shumë qytetarë na kërkojnë të organizohemi, jo vetëm në rrjetet sociale. Të sigurt, me masa, në distancë, paqësorë dhe të vendos, ne jemi gati. Përveç virusit është uria dhe mungesa e lirisë. Ne nuk mund ta lejojmë. Para së gjithash, Italia është e italianëve”,– deklaroi Salvini duke paralajmëruar nisjen e protestave kundër masave të qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME