Categories Lajme

Mjekët në Durrës dalin në protestë, nuk përfituan shpërblimin e premtuar

Mjekët në Durrës pretendojnë se ende nuk kanë përfituar shpërblimin e premtuar nga qeveria, për bluzat e bardha që ndodhen në kontakt të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye ata kanë dalë në protestë. Në lidhje me këtë protestë, mjeku epidemiolog, njëkohësisht edhe kryetari i Sindikatës së Mjekëve në Durrës, Zija Alhysa, rrëfeu gjithçka që po ndodh, në emisionin “Shqipëria Live”. Mjeku tha që ende nuk e kanë përfituar shpërblimin e premtuar nga qeveria dhe për këtë fajëson drejtoreshën e Spitalit të Durrësit, Aurela Hyka. Alhysa rrëfen se deri më tani janë bërë tre herë listat, dhe shpërblimin e kanë përfituar 10 persona të cilët nuk kanë lidhje me personelin mjekësor.

Ai e akuzon, zonjën Hyka për vjedhje, sepse nuk pranon të bëjë transparente listën e përfituesve. Sakaq, mjeku tha që protesta e tyre nuk do të ndalet, për aq kohë sa nuk po gjendet një zgjidhje. Ndërkohë shtoi se mjekët në Durrës nga 26 nëntori (dita ku ra tërmeti i fuqishëm), e deri më sot nuk kanë bërë asnjë ditë pushim. “Nuk është zbatuar vendimi i Këshillit të Ministrave, që flet për shpërblimin e punonjësve që merren me parandalimin.

Punonjësit që kanë punuar janë 22 persona, me dijeninë e të gjithë stafit tonë. Janë bërë tre herë listat. Me datë 29, unë erdha për t’i treguar vendimin drejtoreshën Aurela Hyka, dhe më thotë drejtoresha që nuk ka vendim. Por ajo kishte bërë një listë të fshehtë, pa dijeninë e askujt dhe tha janë vetëm 10 persona që janë përfshirë.

Pasi këmbëngula dhe i lexova vendimin e Këshillit të Ministrave, Aurora bëri një listë të tretë dhe si shpërblim ka marrë disa punonjës që nuk e dimë se kush janë. Unë kam dyshimin e vetëm dhe akuzoj që në listat janë shkruajtur edhe emrat që nuk janë personel mjeksor. Duke qenë që lista nuk bëhet transparente unë dyshoj se ka vjedhur. Zonja Aurora thotë lista më takon mua, është e imja dhe nuk kam detyrimin të jap llogari ty. Pasi nuk zgjidha asnjë problem me zonjën Aurora, i dërgova letër ministrisë, biseduam me juristen atje për problemin që kisha dhe parimisht më dha të drejtë. Personat që janë në vijë të parë duhet të paguhen.

Një ditë mbrapa protestës erdhi drejtoresha rajonale, bëmë mbledhjen e stafit, personelit që mori pjesë në COVID-19. Drejtoresha e operatorit më tha që ky problem do të zgjidhet. Ndërsa Aurora vazhdon me të sajat. Mjekët dhe infermierët kanë punuar dhe kanë një shpërblim 150 mijë lekë (të vjetra). Drejtoresha jonë nuk e dinë se kush janë këto. Janë të gjithë pjesë e protestës, ndërsa disa të tjerë kanë persion të brendshëm dhe nuk kanë dalë. Të gjithë thonë që kemi presion dhe na heqin nga puna. Do të protestojmë deri sa të zgjidhet. E gjithë puna që kanë bërë punëtorët nga 26 nëntori dhe deri më sot, nuk ka asnjë shpërblim”, u shpreh mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME