Categories Lajme

Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e kësaj të marte ne spitalin në Pagni.

Sipas mediave vendase mësohet se në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i marrjes së organeve të vogëlushit, i cili një ditë më parë pësoi vdekje të trurit si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga nëna dhe partneri i saj.

Momente prekëse! Mjekët në lot përulen para trupit të

Vogelushi 3 vjecar

Para se të fillonte procesi i heqjes së organeve të engjëllit të vogël, mjekët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit që humbi jetën padrejtësisht.

Zemra e të voglit do të shkojë në Gjermani për të shpëtuar jetën e një tjetër fëmije, ndërsa veshkat në Athinë.

Momente prekëse! Mjekët në lot përulen para trupit të

Mjeket para trupit te 3 vjecarit

Pak para orës 7 të mëngjesit me orën greke, dy ambulanca të shoqëruara nga makinat e patrullës së Policisë u nisën drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.

Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut. Aty do të kryhen testet e përputhshmërisë dhe procesi do të vazhdojë.

Momente prekëse! Mjekët në lot përulen para trupit të

Artikulli i medias greke

“Një minutë heshtje” nga ekipet kirurgjikale, si një homazh i vogël për engjëllin e vogël, që u dha jetë njerëzve tanë të sëmurë.

Falenderime të përzemërta për Administratën, ICU-në e Fëmijëve dhe gjithë stafin e Pa.GN. Heraklion, si dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë Heraklion, për bashkëpunimin e shkëlqyer. Respekt i jashtëzakonshëm për gjyshen e vogëlushit për vendimin e saj për të dhuruar. “Shpresojmë që ky akt t’ia lehtësojë dhimbjen e patregueshme”, thuhet në një postim të Organizatës Helenike të Transplantit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME