Categories Lajme

Mjekja: Frenoni marrjen në masë të vitaminave, është e rrezikshme

Paçka se frika për ti bërë ballë pandemisë së Covid-19, ka bërë që njerëzit të drejtohen drejt farmacive për të marrë vitamina apo dhe ilaçe pa rekomandimin e mjekut për një imunitet sa më të mirë, duhet thënë se vitaminat kanë një masë. Konsumatorët bombardohen me informacione shëndetësore, duke u thënë atyre se marrja e dozave të larta të disa vitaminave mund të përmirësojë shëndetin e tyre në shumë mënyra. Mjekja Albana Daka, thotë se marrja e tepërt e vitaminave, suplementeve ushqyese mund të jetë e rrezikshme.

“Padyshim që vitaminat janë shumë të rëndësishme për imunitetin, por nuk janë vetëm në këtë kohë të rëndësishme. Imuniteti është armë jonë më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga sëmundjet në përgjithësi. Forma më e mirë e marrjes klasike të vitaminave dhe mineraleve është ushqimi. Pra marrja me ushqime është forma ideale. Disa vite më parë, kur ushqimet nuk ishin të procesuara dhe modifikuara, pjesa më e madhe e vitaminave merrej nga ushqimet, mbi 80 përqind. Me kalimin e dekadave dhe me fillimin e fast food-ve ka bërë që ushqimet te jenë të pasura me kalori dhe të varfra në vitamina”,-tha ajo në ”Wake Up”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME