Categories Lajme

Mjekja shqiptare në Milano: Jemi në një situatë lufte, kam një muaj që s’kam përqafuar fëmijët e mi

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Eni, mjeke shqiptare në Milano raportoi gjendjen aktuale të spitaleve në Lombardi.

“Aktualisht janë 31,506 të prekur dhe 2,503 viktima. Kemi shumë mungesa në personal, specialistët që kemi janë aktivë 24 orë në 24. Nuk ia dalim dot të mbulojmë të gjitha rojet e natës. Në spitalin tim nuk po bëhen operacione, kemi hyrë në një qark urgjence ne të rrethit të Lombardisë, vetëm operacione urgjente, persona që kanë nevojë për shembull për bypass ose infarkt. Jemi në një moment tragjik, situatë lufte”, rrëfeu mjekja.

Më tej shtoi:

“Në këtë moment po punojmë vetëm me urgjencat. Kemi të shtruar me Covid-19, kemi edhe të infektuar nga radhët e mjekëve dhe infermierëve. Kam një muaj që nuk kam përqafuar fëmijët e mi. S’është e vërtet që është një grip i thjeshtë, që ne e kemi kaluar, nuk ekzistojnë terapi për të kuruar këtë lloj gripi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME