Categories Opinion

Mjekja: Vaksina anti-COVID nuk ndërhyn në ADN! Në verë do jemi më të lirë

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe në ISHP ka folur në emisionin ABC-ja e Mëngjesit lidhur me efektshmërinë e vaksinës anti-COVID. Ajo deklaroi se kompanitë e vaksinave janë zotuar se ajo do të jetë efektive pavarësisht mutacioneve që virusi do të pësojë.

“Në pandemi është ideale të gjendet burimi, dhe të ndërpritet infektimi. Kemi një virus me ARN që do të thotë se pëson mutacione. Kompanitë e vaksinave po thonë që ajo do të jetë efektive pavarësisht mutacioneve. Megjithatë duhet të presim se sa do të jetë imuniteti. Po punohet me ARN dërguese. Ende nuk e kemi një vaksinë tjetër më përpara me ARN.

Pfizer kërkon kushte -70, për mbajtje, transportin etj.  Rusët janë një shkencë me vete. Por edhe rusët kanë folur shumë më përpara se të tjerët për vaksinën që nxorën në qarkullim. Pastaj politikat janë gjë tjetër. Vaksina ruse kanë thënë që është bërë para shumë muajsh. Them se rusët janë vërtetë shkencëtar”, tha Brati.

Brati theksoi kjo vaksinë nuk ndërhyn në ADN, ndërsa shtoi se mutacionet që pëson COVID-19 janë më të pakta se ato të gripit. Ajo mori një shembull vaksinën që injektohet te çdo njeri që pasi lindjes duke theksuar se në sajë të vaksinave njerëzimi ka mbërritur deri në fazën aktuale. “Efektet anësore duhet të jenë në një përqindje të lartë.  Vaksina e parë fiton terren tjetër. Por ne flasim sa efikasitet do të ketë vaksina. Çdo vaksinë ka risqet e veta. Kjo vaksinë nuk ndërhyn në ADN. Ne marrim një pjesë të ARN-së.

Në parim vaksina është një shtamë që injektohet te njeriu, nuk shkakton sëmundje por jep mbrojtje.  Po themi po pëson mutacione. Por duhet thënë se këto mutacione janë më të pakta se ato të gripit. Kur ne injektojmë vaksinën presim një mbrojtje sa më të madhe. Ne vaksinohemi që sa lindim dhe këtu nuk shoh asnjë arsye që të tremben njerëzit. Në sajë të vaksinave njerëzimi është deri këtu.

Mutacioni i ri filloi që nga mesi i shtatorit. Nuk besoj se ka ndryshim të madh në klinikën dhe simptomat e pacientit. Koronavirusi preku të gjitha sistemet dhe të gjitha organet. Në verë do jemi më të lirë. Unë mendoj që masat duhet të na bëhen sjellja jonë e përditshme. Të mbash maskën nuk do të thotë të sigurohesh 100% që nuk do prekesh. Maska nuk duhet mbajtur si byrzylyk dhe as si shall”, tha Brati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME