Categories Lajme

Mjeku blen ‘llambën e Aladinit’ për 41.500 dollarë

Ekspertët dhe policia bën shpesh thirrje që të mos biem pre e mashtruesve, që në epokën dixhitale janë shtuar ndjeshëm. E megjithatë, shpesh pre e mashtrimit bien ata persona që duhet të jenë më të imunizuar. Një rast i regjistruar në Indi po bën xhiron e rrjetit. Dy persona u arrestuan pasi i kishin shitur një mjeku ‘Llambën e Aladinit’.

Ata e kishin mashtruar mjekun, i cili besonte se bëhej fjalë për llambën e xhindit, që të plotëson tre dëshirat. Fillimisht ata i kishin kërkuar mjekut 200 mijë dollarë për llambën, por në fund u ra dakord që të paguante 41.500 dollarë. Raportohet se njëri prej tyre ishte veshur si Aladini për të gënjyer mjekun. Në një rast, ata madje tentuan të improvizojnë edhe ‘daljen’ e një xhindi nga llamba. Sipas BBC, dy të arrestuarit akuzohen edhe për të tjera mashtrime të ngjashme. Një grua është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME