Categories Lajme

Mjeku i njohur epidemiolog: Situata është më kritike nga sa mendohej

Rritja e numrit të infektimeve nga koronavirusi ka mbushur spitalet COVID në Tiranë. Televizionet kanë transmetuar sot pamje dramatike të qytetarëve që po kurohen jashtë spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mjeku i njohur epidemiolog, Nestor Memsuri, anëtar i Kryesisë së LSI në Durrës thotë se duhen marrë masat që situata të mos shkojë drejt kolapsit. Në një reagim në rrjetet sociale, Mesturi thotë se situata është më kritike nga sa mendohej.

Ai rekomandon një sërë masash që duhen marrë në kohë për spitalet rajonale. “Jeta e shqiptarëve është e shtrenjtë. Askush nuk mund të braktiset kështu.  ️Nevojitet menaxhim i situatës përpara se i gjithë sistemi shëndetësor të shkojë në kolaps.  Shtoni numrin e testimeve që të kuptojmë se ku jemi me situatën në mënyrë që të parandalojmë shtimin e numrit të pacienteve në spitalet covid. Shtoni numrin e shtretërve për pacientët COVID-19 në spitalet rajonale në mënyrë që të mos shkojë në kolaps sistemi shëndetësor. ️ Merrni masa të menjëhershme pasi situata është më kritike nga sa mendohet”, shprehet mjeku Nestor Memsuri. Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë vijnë nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

I riu tha mes lotësh për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende.  Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti. Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi dhe se kishte harxhuar 600 mijë lekë deri tani dhe nuk ishte rimbursuar.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim.”, tha i riu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME