Categories Lajme

‘Mjeku ka thënë mos sillni më ushqime se është bërë si magazinë’, flasin të afërmit e pacientëve

Edhe pse nuk lejohet që të takojnë të afërmit e tyre, dhjetra familjarë qendrojnë në dyert e spitaleve Covid, në pritje që të marrin një lajm prej të afërmve të tyre. Situata më serioze paraqitet në spitalin e “Shefqet Ndroqit”, ku dy persona të prekur me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga katet e larta të spitalit, pasi duket të kenë shfaqur shenja të depresionit. Gazetarja e Fax News Fjona Çela ka zhvilluar intervista me disa prej familjarëve që ndodhen në dyert e spitalit, të cilët duken se janë të kënaqur me shërbimin që derimë tani u është bërë të afërmve të tyre.

Ata thonë se nuk kanë paguar asnjë lloj çmimi për stafin mjekësor apo për trajtimin e tyre, dhe thonë se shërbimi që kanë marrë është shumë i mirë. Sa i takon dhënies fund të jetës së 65-vjeçarit mbrëmjen e djeshme, qytetarët shprehen se ai kishte kaluar në depresion në momentin kur ka mësuar se ishte infektuar me Covid. Sipas tyre mjekët u japin kurajo pacientëve të shtruar dhe u qendrojnë te koka. “Edhe mjeku vetë më ka çuar mesazh dhe më ka thënë që mos sillni më ushqime, se është bërë këtu magazinë. Është gjynah i Zotit që tiu bjemë në qafë mjekëve, se dhe ata janë vetë të rrezikuar”, shprehet qytetari që ka vëllanë e tij të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME