Categories Lajme

Edi Rama tregon pse nuk shtrëngoi duart me Metën

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora lidhur me marrëveshjen e detit që sipas tij nuk do dhe nuk mund të kalohet pa miratimin e presidentit Meta. Sipas Ramës gjithçka që po thuhet në media është një ngatërresë e nisur nga deklarata e ish-presidentit grek, dhe në çdo rast marrëveshjet duhet të konsultohen dhe me presidentin shqiptar. Por Rama nuk ka thënë asgjë në rast se Greqia do të vendosë në mënyrë të njëanshme për të realizuar pretendimin e saj për zgjerimin me 12 milje. “Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është prisidenti ai i cili e firmosë marrëveshjen dhe më pas presidenti që ka mundësine ta dërgoj dhe apeloj në gjykatën kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërohet por në këtë situatë nuk ka asgje të vërtetë. Nuk mund të behet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk.

Nuk ka patur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, ka thënë Rama. Rama ka komentuar dhe mungesën e opozitës në festimet për 100 vjetorin e luftës së Vlorës, ku sipas tij politika shqiptare ka çfarë mëson nga kjo ngjarje historike. “Politika shqiptare ka shumë për të marrë e për të mësuar nga luftëtaret e Vlorës dhe nga dëshmorët e atdheut. Mungesa e opozitës? Unë s’jam këtu për të marrë mungesat se kush vjen apo kush mungon”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME