Categories Lajme

“Së shpejti do të ulim fëmijët në bankat e shkollës, nuk kemi të ardhura të tjera”

Naftëtarët në qytetin e Ballshit ndodhen përpara ambienteve të uzinës pasi ditën e sotme është dhe afati i fundit i vendosur për rifillimin e punës dhe nënshkrimin e kontratave individuale. Sipas tyre ata janë në pritje të një grupi juristësh dhe ekonomistësh që janë duke ardhur nga Tirana për firmosjen e kontratave dhe rifillimin e punë. Për kamerën e televizionit FaxNews një prej protestuesve më aktivë u shpreh se duhet një zgjidhje sa më e shpejtë pasi naftëtarët duhet të çojnë në shkollë fëmijët e tyre për pak ditë dhe të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme.

“Duke marrë shkasë nga lidhja telefonike që kemi bërë me drejtuesit e firmës, sot është afati i fundit që na është premtuar lidhja e kontratave individuale për punëtorët. Deri në këto momente ne na është thënë që një grup juristësh dhe ekonomistësh është nisur nga Tirana me qëllim lidhjen e kontratave. Ne e theksojmë gjithmonë me forcë se kërkesat tona janë të panegociueshme deri në të gjitha pikat e arritshme, pra dhënia e pagave të prapambetura, rifillimi i punës dhe pagimi i sigurimeve shoqërore. Ne do të vazhdojmë në qëndresën tonë, pasi çdo familje naftëtari ndodhet në prag të fillimit të vitit shkollor dhe ne duhet t’i ulim fëmijët në bankat e shkollës. Mos pasja e të ardhura ekonomike bën që ne të jemi në vështirësi”- u shpreh një naftëtar për kamerën e FaxNews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME