Categories Lajme

Mjeku Kalo nxjerr foton me Robert Ndrenikën dhe flet për Teatrin

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një foto me aktorin e mirënjohur Robert Ndrenika dhe shprehet se teatri u shemb pavarësisht përpjekjeve pa fund përmbi 2.5 vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ruajtjen e tij.

Sipas Kalos, data e shëmbjes së teatrit shënoj njëkohësisht dhe ‘rënien e perdes së teatrit politik’ nga disa parti për mbrojtjen e tij, teksa thekson se një datë e tillë nuk e cënoj miqësinë e tij mbi 40 vjeçare me kolosin e Teatrit dhe të Kinematografisë Shqiptare, Artistin e Popullit Robert Ndrenika.

Postimi i plotë: MANTELBARDHËT janë të lidhur shpirtërisht dhe mjaft të ndjeshëm për ARTIN skenik e atë figurativ, si dhe miq të përkorë me artistët e piktorët…Janë të lidhur shumë dhe “konsumatorë” të uritur të LETËRSISË e shkruesve të saj…MUZIKA ishte është dhe mbetet një ushqim i përjetshëm, i shpirtit të tyre mjaft të ndjeshëm dhe human….

TEATRI si ngrehinë u shëmb më 17 Maj 2020 pavarësisht përpjekjeve pa fund përmbi 2.5 vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin për ruajtjen e tij…..Kjo datë shënoj njëkohësisht edhe “rënien e perdes së teatrit POLITIK” nga disa parti politike për mbrojtjen e tij, si gjoja “vija e kuqe” e fundit e DEMON-KRACISË…NJË datë e tillë NUKU ndikoj aspak dhe nuk e cënoj MIQËSINË time mbi 40 vjeçare me kolosin e Teatrit dhe të Kinematografisë Shqiptare, Artistin e Popullit Robert NDRENIKA, përkundrazi….KURRË të mos heqim nga mëndja se miqësitë pa interesa meskine partiake, bazuar vetëm në ndjesitë shpirtërore dhe në respektin reciprok, u rezistojnë gjithmonë kohërave dhe lëkundjve të këtyre interesave….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME