Categories Lajme

Mjeku ndërpret operacionin për të dhuruar gjak për pacienten dhe…

Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte e ftuar mami Sadete Anastasi, e cila dha një shembull shumë të mirë në fillim të këtij muaji, duke dhuruar gjak për një nënë e cila pati komplikacione.

Në një videomesazh, Shefi i pavionit, Kujtim Albrahimi, falënderoi Sadeten për gjestin dhe u bëri apel të gjithëve të dhurojnë gjak.

Përshëndetje Sadete, dua të falenderoj nga zemra për veprimin tënd, dhurimin e gjakut në rastin për të cilin je ftuar në emicion, veprim të cilin ti nuk e ke bërë vetëm këtë herë, por edhe disa herë të tjera, në rastet kur kemi patur nevojë. Jo vetëm ti, por edhe personeli tjetër i maternitetit, mjekët dhe infermierët dhe unë vetë gjithashtu, në raste nevoje për gjak ju kemi gjendur grave. Meqenëse je në studion e Rudinës dhe bëhet fjalë për një temë që është dhurimi i gjakut, dua të bëj një apel për të gjithë: Dhuroni gjak, gjaku shpëton jetë”, tha Albrahimi.

Por, Sadete Anastasi, solli në vëmendjen e teleshikuesve edhe një rast të veçantë, kur si pasojë e mungesës së gjakut, mjeku Albrahimi, vite më parë ishte detyruar të ndërpriste operacionin për të dhuruar gjak për pacienten, e më pas ta përfundonte ndërhyrjen.

Dua të tregoj edhe një gjest të doktorit. Para disa vitesh kishim një rast shumë të vështirë. Doktori e ka ndërprerë operacionin, ka dhënë gjak vetë dhe e ka vazhduar operacionin”, tha Anastasi.  Albrahimi është i vetmi gjinekolog në rrethin e Librazhdit. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME