Categories Lajme

Mjeku: Pandemia drejt fundit, por virusi do të jetojë me ne

Shumë vende kanë nisur heqjen e kufizimeve në kuadër të pandemisë. Duket se edhe shteti fqinj, Greqia është në të njëjtën rrugë.

Në një intervistë për ABC Live me Sibora Bitrin, Luan Zyka, biogenetist në Selanik foli për situatën atje.  Zyka tha se virusi është drejt fundit, por jo zhdukjes.

Sipas tij varianti i ri “Omicron” është dobësuar, ndërsa virusi tashmë do të bëhet pjesë e jetës sonë.

“Edhe pse janë mbi 100 viktima çdo ditë, edhe pse ka mbi 600 të intubuar në spitale, por janë të gjitha pasoja të një muaji më parë. Në të gjithë Evropën shikohet një rënie e infektimeve. Si duket varianti i ri nuk është më i rëndë. Edhe në Greqi vihet re kjo. Covid është në rënien  e vet, por jo në zhdukje. Pak nga pak virusi do të bëhet pjesë e jetës sonë, por duke mos shkaktuar infeksione të rënda.

Asnjë nuk e di çfarë do të bëhet, por logjika deri tani tregon që mutacione natyrisht që do të ketë, por virusi si duket është drejt fundit të efektit të tij.

Siç kemi shumë gripe gjatë dimrit, kjo do të jetë edhe ecuria e këtij virusi. Që do të thotë se nuk do të jetë kaq i rrezikshëm për sistemin e frymëmarrjes.

Pra po bie forca e tij agresive në trup. Do të jetë si gjithë llojet e tjera të viruseve që jetojnë në trupin e njeriut. Ky virus na dha një mësim të madh. Virusi do të jetojë me ne”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME