Categories Lajme

Rritja e çmimit të karburanteve, Meta: Do të ketë pasoja shkatërruese

Presidenti Ilir Meta reagon sërish për rritjen e çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend.

Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se rritja e çmimeve ka pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

Kreu i Shtetit poston deklaratën e Konfindustrisë mbi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe energjisë dhe shprehet se rritja e këtyre çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg.

Reagimi i plotë:

Mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të “Konfindustria” për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregulltore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta.

Boll me justifikime të pavlera!

Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!

???? NJOFTIMI I PLOTË I KONFINDUSTRIA

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fundit në nivele historike e cmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse.

Kriza e cmimeve dhe cilësisë së karburanteve i bashkangjitet krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja të shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në cështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Konfindustria vlerëson, se krijimi i komisionit hetimor parlamentar bëhet domosdoshmëri nga dështimi i qartë dhe i vazhdueshëm i politikave ekzekutive dhe agjensive rregullatore në tregjet strategjike të karburanteve dhe energjisë elektrike, me tipare të qarta të pranisë së korrupsionit të nivelit më të larte të “kapjes së shtetit/state capture”.

Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e cmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të PBB dhe afër 1.5 miliard $ qarkullim vjetor.

Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm i KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim.

Shqipëria prej kohësh ka cmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve. Në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore cmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME