Categories Lajme

Mjeku Tritan Kalo propozon zgjerim të orarit: deri në orën 21:00

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo është shprehur se është pro zgjatjes së fashës së orarit. Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ ai propozon që fasha orarit të zgjatet deri në orën 21:00. Ndër të tjera ai theksoi se numri i ulët të shtrimeve në spital, nuk duhet të ndikojë tek fakti që qytetarët të shmangin rregullat.

Ai tha: Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në tri ditë rresht kishim vetëm nga katër raste. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe po ashtu intubimet. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagoj. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje.

Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë. Kujtojmë që ende nuk ka një zgjatje orari për të hënën në zonat e kuqe. Deri më tani është njoftuar vetëm hapja e bareve dhe restoranteve në mjedis të hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME