Categories Lajme

Shkencëtarët: me një mot me diell mund të kemi më pak raste

Shkencëtarët kanë deklaruar se një mot me diell mund të bëjë që të kemi më pak raste me koronavirus. Një sërë studimesh kanë treguar se vitamina D, mund të ndihmojë njerëzit që të mos preken nga virusi. Kjo vitaminë është një ndër burimet më të mira që njerëzit mund të marrin.

Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore krahasuan nivelet mesatare të vitaminës D dhe gjetën një lidhje midis niveleve të ulët të vitaminës D dhe infeksionit të lartë dhe niveleve të vdekjes. Ekspertët thonë se moti i mirë mund të shpejtojë rënien e rasteve të infektimit dhe të anashkalojë masat izoluese. Keith Neal, një epidemiolog në universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë nga dielli shkatërron virusin menjëherë përpara se të kalojë nga një person tek tjetri.

Neal tha:

Dielli përfshin rrezatimin ultravjollcë. Kjo dëmton ADN dhe ARN. Viruset e mbetura në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të dëmtohen nga rrezatimi UV nën rrezet e diellit. Profesori Paul Hunter, një ekspert për sëmundjet nga universiteti i Anglisë Lindore, tha: Edhe spërklat e pështymës që ndryshe njihen si “aerosolet” kanë tendencë të deaktivizohen shpejt nën rrezet e diellit.

Gjithashtu, studiuesit spanjollë së fundmi kanë filluar të kuptojnë se vetitë anti-inflamatore të vitaminës D mund të parandalojnë edhe përkeqësimin e simptomave të hershme të Covid-19. Ekspertët e shëndetit publik dhe shkencëtarët njësoj duket se bien dakord që virusi paraqet më pak kërcënim jashtë në mot të ngrohtë e. Por nuk do të thotë se vera do të shkatërrojë virusin. Studimet tregojnë që nxehtësia dhe lagështia që së shpejti do të vijnë do të zvogëlojnë paksa shpejtësinë e transmetimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME