Categories Kulture

Mjeshtri i fotografive Ahmet Axhushi në ekspozitën e radhës në hollin e Teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës

Mjeshtri i fotografive Ahmet Axhushi hapi ditën e shtunë në mbrëmje ekspozitën e radhës në hollin e Teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Ishte një ekspozitë ndryshe nga të parat, sepse kishte një specifikë të veçantë po ta shihje nga këndvështrimi që kish kapur autori. Perëndimet e Vlorës, magjia mbi tokë dhe vërtetë, Met Axhushi si një fotograf me eksperiencë, por më tepër si një artist i zhanrit të fotografisë artistike kishte fiksuar me aparatin e tij çastet më të bukura të perëndimeve të Vlorës mbi horizontin e përflakur të gjirit emblematik të detit.

Të gjithë mund të bëjmë fotografi të bukura përmes aparateve tona fotografik, apo edhe përmes telefonave celular, por fotot e kësaj ekspozite kishin syrin e një mjeshtri, i cili di të kap çastin, di të fiksoi momentin, di të ndal kohën për një sekondë dhe ta fiksoi atë në memorien e aparatit të tij. Met Axhushi ka një përvojë të vyer në artin e fotografisë, ai është artisti që nuk ja lejon vetës ti humbas çasti, ti humbas moment që natyra të fal, nuk lejon që të humbi rastin. Rasti, thotë mjeshtëri Met Axhushi, është mbret i botës dhe ai nuk do lejuar të kaloi pa u kapur.

Natyra e ka përkëdhelur Vlorën me bukurit e saj, por Vlora fsheh në gjirin e saj artistë të mëdhenj si Ahmet Axhushi që i flet botës me artin e tij të fotografisë artistike, imazhe që të mbeten në memorie dhe që janë pasuri për çdo artdashës për të zbukuruar mjediset e tija familjare apo ato publike. Ekspozita me perëndimet e Vlorës vazhdon të shijohet në hollin e Teatrit “Petro Marko” në prag të festive të fundvitit dhe kush nuk e ka parë nga afër të mos hezitoi të hidhet një vrap për të qenë i mrekulluar nga përflakja e perëndimeve magjike të Vlorës sonë, qytetit të ëndrrave dhe të diellit! Nga Clirim Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME