Categories Kuriozitete

Mjeshtri që bën simbole/ Artizani nga Vlora e ushtron këtë profesion prej 43 vitesh në lagjen “Albano dhe Romina”

Prej 43 vitesh bën të njëjtin profesion me plot pasion. E tillë është historia e argjendarit më të njohur në qytetin e Vlorës. Bexhet Rrapin. Artizanin e gjen çdo ditë duke punuar në punishten e tij të vogël në lagjen “Albano Dhe Romina”.

“Për një kohë të gjatë kam qenë unë. Tani janë 4. Jam veterani i Vlorës që punoj akoma. Është një pasion, sa më shumë ikin vitet aq më shumë lidhem me të”, thotë ai. 63 vjeçari tregon se i pëlqen punimet me simbole, si medaljoni i shqiponjës.

“Kemi bërë shqiponjën në flori, nga një shqiptare e larguar. Kam bërë kryqin. Byzylyk me emrat e tyre. Më ndihmoi shkolla e axhuterisë. Aplikova dhe dola fitues. Bëheshin punime në flori dhe argjend. Atë kohë bëheshin punime të vështira me derdhje, me stampime. Riparime të ndryshme. Bënim punime me materialet e klientit se shteti nuk na lejonte të punonim privatisht. Nëse bëheshin punime dhe klienti shënohej me karat të lartë. Bëheshin menjëherë verifikime. Personi që kishte sjellë porosinë verifikohej. Nuk kishte dyqan për tregti.”, thekson Bexheti për Abcnews.

Gjatë punës së tij ka pasur edhe situata të sikletshme dhe të vështira. Rrapi tregon se ka pasur raste që i është dashur të ndihmojë klientët të heqin nga gishti unazat.

“Kemi pasur raste shumë të vështira që ndodhin nga heqja e unazës nga gishti. Është dashur ndërhyrja jonë. Ka qenë një ditë e vështirë që njërit i është hequr unaza me gurë freksibël dhe ujë. Unazat janë shumë të vështira për t’i hequr”, thekson ai.

Mes të tjerash Bexheti i bën thirrje të rinjve që të mos i neglizhojnë këto lloj zanatesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME