Categories Lajme

MM: 14 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 190 forca në terren

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari njoftoi paraditen e sotme të dhënat për situatën e zjarreve në vend.

Në një deklaratë për mediet, duke iu referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, ai tha se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri.

“Janë angazhuar 190 forca operacionale në terren me 28 mjete, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore, të cilat bënë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave:
-në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, në fshatin Burbullush në bashkinë Vau-Dejës, në fshatin Mashë, në Fshatin Radë dhe në mbikalimin e Fllakës, Durrës, në Tragjas të Vlorës, në Vergo të Delvinës, në fshatin Plashnik i Madh dhe Terpan të Poliçanit, Bogovë të Skraparit, Kodër Krastë të Elbasanit dhe fshatin Kukur të Gramshit”, theksoi ai.

Aktualisht, sipas tij, janë aktive 2 vatra zjarri në Bërzanë në bashkinë Lezhë ku operacioni nisi që në orën 5 te mëngjesit nga forcat e armatosura dhe forcat e pushtetit vendor, për fikjen përfundimtare të vatrave dhe në fshatin Shetaj të Durrësit ku është vetëm një vatër aktive, e cila zhvillohet me Intensitet të ulët.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm përgjatë fundjavës, ku sipas Institutit të Gjeoshkencës parashikohen ditë të nxehta në të gjithe vendin dhe rrisku nga zjarret është i lartë.
Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!
Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.
Ju rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit”, përfundoi Hysenllari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME