Categories Lajme

Mocion urgjent! Këshilli i Lombardisë thirrje qeverisë italiane: Silleni Alvin Berishën pranë familjes!

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka miratuar unanimisht një mocion, përmes të cilit i kërkon qeverisë italiane të bëjë gjithçka për të kthyer në Itali vogëlushin shqiptar, Alvin Berisha, i cili aktualisht ndodhet në kampet e rrezikshme të Sirisë.

Ai u dërgua në Siri nga nëna e tij në vitin 2014, kur Alvin ishte vetëm 6 vjeç. Historinë e trishtë të 11-vjeçarit shqiptar e transmetoi emisioni investigativ italian ”Le Iene”, ndërsa në të nuk munguan thirrjet për ndihmë nga babai i tij.

Në Këshillin Rajonal të Lombradisë çështja iniciua nga këshilltarja e Forza Italia, Paola Romeo, ndërsa të gjithë u pajtuan me kërkesën e saj.

“E pamundur të mos prekesh nga një histori e tillë. Ne po flasim për një fëmijë që ka lindur dhe rritur në zonën tonë. Alvini gjendet i vetëm në mes të një lufte tjetër, që mund të lërë shenjë të thella.

Institucionet kanë detyrën të veprojnë, duke i mundësuar të voglit rikthimin në Itali pranë familjes.

I kërkojmë qeverisë të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për t’i dhënë shtetësinë italiane Alvinit të vogël, familja e të cilit është plotësisht e integruar në shoqërinë lombarde. Përparësia e Rajonit të Lombardisë është rikthimi i Alvinit në shtëpi, ku e presin njerëz që e duan”-tha ajo, shkruajnë mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME