Categories Showbiz

Momenti prekës, shikoni Stefi Priftin që shoqëron vajzën drejt altarit…pak vite pas v.d.ekjes së gruas

Vajza e këngëtarit të njohur Stefi Prifti, Maria kurorëzoi ner martese dashurinë e saj, pas një historie disavjeçare dashurie me partnerin e saj Gëzimin.

Një ndër momentet emocionuese ishte kur artisti shoqëroi të bijën drejt altarit. Ceremonia u mbajt në një nga hotelet luksoze të Tiranës dhe ka qenë private.

Krahas familjarëve të çiftit, kanë qenë të ftuar edhe artistë e kolegë të Stefit dhe të Marias, e cila është soprano me profesion.

Pak ditë para dasmës këngëtari bëri një dedikim emocionues për vajzën në rrjetet sociale ku shkruante:

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Showbiz

Ja si funksionon mashtrimi online që “shpall të pa jetë” VIP-at shqiptarë për përfitim financiar

Një skemë e mirëorganizuar mashtrimi online po përdor lajme të rreme për vdekjen ose arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dalin pamjet e rënda/ Lim Hoti i BBV është dhunuar para hyrjes nga ky reper (Video)

Ndërkohë që reperi Lim Hoti po tërheq vëmendjen e publikut me lojën e tij brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME