Categories Showbiz

Monika Lubonja pas BBV, shkon në Përputhen dhe iu jep një këshillë të rinjve: Jini mendjehapur, thyeni çdo tabu

Pas eksperiencës fantastike në Big Brother Vip, Monika Lubonja ka qenë e ftuar si mysafire speciale,  në puntatën e sotme në Përputhen Prime, ku sigurisht që dha opinionet e saj.

Ndryshe nga shumë prindër të tjerë, Monika tha se nuk do e kishte problem nëse e  bija do merrte pjesë në këtë program dashurie. Ajo shtoi se nënë e bijë janë të dyja mendjehapura dhe s’do e kishin fare problem.

Duke qëndruar te mendjehapurit, Monika këshilloi të gjithë të rinjtë që të jenë pra mendjehapur dhe të mos kenë frikë ose paragjykime nga thyerja e tabuve.

“Unë jam shumë mendjehapur, Tea po ashtu. Dua t’i përgëzoj këta të rinj për guximin që kanë, thyeni tabutë. A ka mundësi të thyeni tabutë?”, tha Monika.

Gjithashtu, Monika tha se është paragjykuar nga shoqëria në lidhje me divorcin, pro sot nuk i bën më përshtypje dhe rëndësi ka të rrisësh një fëmijë të edukuar dhe të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më”, tha ish-banorja e BBV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME