Categories Politike

Monika: Qytetarët paguajnë taksa më të larta se më përpara

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me banorët e Peqinit. Kryemadhi u shpreh se, “25 prilli nuk ka të bëjë thjesht me vajtjen për të votuar për një parti politike apo me një flamur politik. 25 prilli ka të bëjë me pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje. Duke rritur pjesëmarrjen, ajo është një avantazh që njerëzit i përfshin në vendimmarrje, sepse njerëzit nëpërmjet votës ndëshkojnë atë që i ka gënjyer dhe që nuk ka mbajtur premtimet, dhe përsëri nëpërmjet votës vlerësojnë politikanin, individin apo partinë politike që ata i përfaqëson më mirë”.

Në fakt, theksoi Kryemadhi, “problematikat që kanë sot qytetarët janë të jashtëzakonshme. Ne kudo që shkojmë, e fillojmë ditën nga mëngjesi deri në darkë, edhe në këto kushte pandemie, të cilat kanë shkaktuar një situatë të paprecedentë, ndërkohë që kemi një Kryeministër, i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky.

Ky edhe mjek, edhe infermier, edhe farmacist, të gjitha i bën ky dhe bën një kërcënim të tillë haptas, që për hir të së vërtetës, po të kishte një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur, gjëja e parë që do të bënte do të ishte jo vetëm largimi nga detyra, por do ta merrte dhe të pandehur për shantazh dhe për gjenocid, sepse në një farë mënyre ky është një gjenocid politik”.

Dhe nga ana tjetër, shtoi ajo, “absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip”.

“Ndaj ajo që dua të theksoj edhe që është problematike është urrejtja që ky njeri ka për qytetarët e tij, e ka treguar tashmë. Sepse sot qytetarët shqiptarë paguajnë taksa më të larta se ç’kanë paguar më parë, sot qytetarët shqiptarë çmimin e energjisë e kanë më të shtrenjtë. Rrogat sot qytetarëve shqiptarë jo vetëm që nuk u janë rritur, por u janë mbyllur bizneset. Sot qytetarët shqiptarë kanë çmimin e naftës më të lartë se kudo tjetër. Sot fermerët shqiptarë hedhin gjithë prodhimin e tyre në rrugë”, tha Kryemadhi.

“Ne këtu në qytetin e Peqinit për shembull e dimë shumë mirë se si ka ngelur stok vaji i ullirit. As me 3 mijë lek litri nuk ia blejnë. Pra, çdo gjë që ndodh sot këtu në Shqipëri, ky njeri thotë që është faji i shqiptarëve, dhe jo faji i tij. Që nuk është faji i tij që nëpërmjet koncesioneve ka varfëruar shqiptarët. Nuk është faji i tij që nëpërmjet politikave që ka ndërtuar ky zotëri ka larguar shqiptarët”, u shpreh kryetarja e LSI.

Ndaj, theksoi ajo, “ne duhet t’i japim më shumë mundësi njerëzve të rinj, përfshirjes së të rinjve dhe të rejave, ndaj unë jam shumë e kënaqur që Ermiri është bërë pjesë e listës sonë të LSI-së, për të dhënë kontributin e tij jo vetëm familjar dhe intelektual, por për të dhënë edhe atë trashëgimi familjare që ka, atë kulturë të mirë për të cilën ne kemi nevojë, politika ka nevojë, ka nevojë historia, ka nevojë edhe memoria jonë qoftë kjo historike, emocionale dhe kulturore. Sepse ne pak nga pak po mbyllim faqet e historisë sonë dhe nuk po e lexojmë më. Pak nga pak ne po largohemi nga memoria jonë historike, kulturore, familjare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME