Këngëtari i këngëve të vjetra qytetare, Ismet Peja feston sot 83 vjetorin e lindjes. Zevendes kryetari i LSI-së, Luan Rama e cilson Pejën monument të gjallë të këngës popullore qytetare, teksa i uron ditëlindjen.
Në 83 vjetorin e lindjes:
ISMET PEJA – MONUMENT I GJALLË
I KËNGËS POPULLORE QYTETARE
Jeta e Ismet Pejës është e gjitha këngë e me këngën e vet, ai është padyshim monument i gjallë i këngës popullore qytetare. Bartës i një tradite të çmuar familjare dhe të qytetit ku lindi, Gjakovës, Ismet Peja e pasuroi më tej dhe ngrit në art interpretimin e këngēs popullore qytetare jo vetëm të trevës së vet, por edhe më gjerë, duke u bërë ndër interpretuesit më të përveçuar të melosit shqiptar e njëjerësh edhe ndër këngëtarët më të pëlqyer.
Sot Ismet Peja mbush 83 vjet!
Një jetë në këngë, ndaj edhe unë e uroj me gjithë zemër:
Jetë të gjatë e kurrë mos të pushoftë kënga Ismet Peja!