Categories Lajme

Mori pjese në ‘I love Tropoja’, Rama publikon videon dhe i fton të gjithë në Valbonë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me bukturitë përrallore të Valbonës. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një video realizuar me helikopter mbi majat e alpeve. Sipas Ramës, kjo zonë e Tropojës falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë. Kryeministri thekson se edhe shumë producentë të huaj e kanë bërë panoramë të filmave të tyre.

‘Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve. Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre’, shkruan Rama.

Kujtojmë që ai ka qenë pjesëmarrës edhe në filmin ‘I love Tropoja’, i cili sipas producentit Ermal Mamaqi ishte një publicitet shumë i mirë për këtë zonë. Ndonëse Rama dhe Mamaqi u gjykuan shumë për rolet e tyre, filmi në fund mori pëlqimin e shumtë të shikuesve.

Valbonë, Tropojë – Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve.

Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre 🇦🇱👏

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME