Categories Lajme

Mori vetëm 128 vota, Ardiana Kalaja i kërkon Ilir Alimehmetit të tërhiqet nga gara: Belindi është fitues

Ardiana Kalaja, një nga 7 kandidatet e PD-së në primaret për Tiranën, që mori 128 vota nga demokratët e Tiranës, tha se do të mbështeste Belind Këlliçin dhe i bën thirrje Ilir Alimehmetit të pranojë humbjen, duke u tërhequr nga balotazhi.

‘Sot për interes të PD-së duhet të mbyllet gara. Nuk duhet të ketë balotazh”- tha Kalaja në një intervistë për Ora News, ndërsa  i bëri thirrje të gjithëve të rreshtohen krah Këlliçit për të nisur betejën kundër Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit 2022. Nëse do të isha në vend të dytë do të kërkoja dorëheqjen dhe nëse ka pak dinjitet zoti Alimehmeti duhet ta bëjë.

Me pikët që ka fituar, Belind Këlliçi është fitues real dhe moral. Unë po të isha në vend të dytë nuk do e çoja prapë PD-në në balotazh. Nga sot duhet të përgatitemi për 14 majin.

Për mua Belindi është fitues dhe unë nuk kam asnjë dyshim në këtë pikë. Nëse Ilir Alimehmeti është futur në këtë garë për t’i shërbyer PD duhet të japë dorëheqjen. Ne nga sot nuk duhet të humbasim asnjë sekond, por të nisim betejën për të rrëzuar Erion Velinë më 14 maj”.

Numërimi i votave në Primaret e Tiranës, tashmë i përfunduar ka përcaktuar dhe dy kandidatët që do të shkojnë në balotash përballë njëri-tjetrit.

Këlliçi mori 200 vota më pak për të arritur 50%, pra 4040 vota nga 8470 gjithsej. Vetë Adriana Kalaja mori 128 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME