Categories Lajme

“Mos hapni llafe”/ Pasi deklaroi kandidaturën në Vlorë, Rama bën lëvizjen e radhës (Video)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës vetëm një ditë pasi deklaroi se do të kandidojë si deputet në këtë qytet për zgjedhjet e vitit 2021. Takimi po mbahet në teatrin “Petro Marko” pa praninë e medias, ndaj mbetet e paqartë se cila do të jetë tema e diskutimit të Ramës me drejtuesit vendorë.

Kujtojmë se ditën e djeshme konfirmoi se nuk do të kandidojë përballë Bashës në Durrësi pasi nuk mund të heqë dorë nga qyteti i tij. “Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra dhe jam tani.

Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime.Në Vlorë kam qenë kur kam qenë Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë mua kështu nuk do bëjnë dot në jetën e tyre aq metra sa kam bërë kilometra në Shqipëri. I kam rënë cep më cep sa e di nga rruga ku jam kur e di se nuk ka valë telefoni.

Kjo nuk është ndonjë zotësi por s’do kem nevojë të bëj shumë km por do bëj shumë metra në Vlorë që më ka lidhur fati, familja dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar. Jemi këtu për ta zbuluar këtë bukuri që Vlorës ti dalë zëri gjithandej jo vetëm në shqip por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh dhe të shijosh bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e vlerat e krijuara bashkë me njerëzit”, u shpreh kryeministri dje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME