Categories Lajme

Nga sot deri nesër në mbrëmje moti përmirësohet paksa, por…

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka hedhur dritë mbi situatën meteorologjike në vend gjatë ditëve në vazhdim. Sipas tij moti gjatë ditës së sotme deri mbrëmjen e nesërme do të jetë me rebeshe afatshkurtër dhe temperatura të freskëta deri në 24 °C.

Sipas Osmanit, duke filluar nga mbrëmja e së dielës do të kemi një sistem të fuqishëm vranësirash, me rebeshe shiu fillimisht në veri-perëndim të vendit dhe më pas në zonat qëndrore e ato jugore. Moti do të përmirësohet plotësisht në datën 30 shtator, madje dhe ditët e para të shtatorit do të kenë një mot të qëndrueshëm, por me temperatura të freskëta 24-25 °C

“Kemi hyrë në vjeshtë, pasi reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë territorin e vendit, duke bërë që vlerat e temperaturave ditën e sotme të zbresin në 24 °C. Gjatë ditës së sotme kemi një përmirësim të kushteve të motit që do të vazhdojë deri ditën e nesërme. Edhe pse kemi përmirësim të kushteve të motit rebeshet afattshkurtra të shiut do të mbeten prezente.

Dita e dielë në mbrëmje do të sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu në zonën veri-perëndimore fillimisht, më pas do të përfshihen zonat qëndrore dhe ato jugore. Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe qëndrore dhe më të pakta në ato jugore. Dita e martë sjell një përmirësim të motit, ndërsa data 30 sjell një kthjellim të plotë. Ditët e para të muajit tetor do të jenë me mot të qëndrueshëm dhe pse temperaturat do të jenë të freskëta, me temperaturë 24-25 °C”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME