Categories Lajme

Protestat në Bullgari: Nëpunësit detyrohen të bëjnë manipulime vetëm për rrogë

Kërkesa për reforma, masa kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të parave të BE-së ka nxjerrë prej muajsh në rrugë mijëra bullgarë.

Shtysën, kjo shprehje e indinjatës popullore e mori prej bastisjes së zyrave të presidentit Rumen Radev, në fillim të korrikut, si dhe të politikanëve opozitarë. Mijëra kundërshtarë të ekzekutivit kërkojnë një fillim të ri, duke argumentuar se ky mund të ndodhë vetëm pas reformës së plotë juridike dhe një lufte të vendosur kundër korrupsionit. Eurodeputeti ekologjist gjerman Daniel Freund qëndroi tre ditë në Sofje për të ndjekur protestat. Ai u shpreh për DW se “korrupsioni është problem në Evropë”, dhe se “ne në BE duhet të jemi të bashkuar në luftën kundër tij”.

Freund rrëfen se ka biseduar me përfaqësuesin një ministrie, i cili i ka shpjeguar se si ndodh korrupsioni në praktikë. “Më ka treguar se si manipulohen tenderët publikë, në mënyrë që të fitojnë firma të caktuara”, tha Freund në bisedë me DW. “Nëpunësit detyrohen të bëjnë atë që ju thuhet, sepse nga këto gjëra varen edhe rrogat e tyre”.

Në protesta ka shumë flamuj të Evropës, ndonëse presidenti konsiderohet si pro-rus. Freund thotë se i duket shumë pozitive që në protesta marrin pjesë shtresa të ndryshme dhe dëgjohen ide të ndryshme politike, ndërsa shton se njerëzit ende kanë shpresë, cka reflektohet edhe në komentet e protestuesve.

“U largova nëntë vjet më parë nga Bullgaria e u vendosa në Irlandë. Por këtë vit u ktheva sërish, sepse kam shpresë që gjërat mund të përmirësohen; sepse dua që Bullgaria të jetë vendi ku unë mund të qëndroj pa qenë nevoja t’i hyj rrugës së emigracionit për një jetë normale”, shprehet Denitsa Dimitrova, protestuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME