Categories Lifestyle

Mos i injoroni këto simptoma, paralajmërojnë probleme

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale. Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut.

Sipas ‘”American Kidney Fund” sëmundja e veshkave është sëmundja e nëntë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, cilat janë shenjat që paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave:

  1. Urina juaj ka një erë më të çuditshme se zakonisht: Aroma e urinës varet nga faktorë të ndryshëm si për shembull regjimi ushqimor ose aktiviteti fizik, por nëse veshkat tuaja nuk po kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre filtrues me siguri do të vini re që urina mban një erë të çuditshme.
  2. Ndryshime në ngjyrën e urinës: Tek personat e shëndetshëm, urina ka në përgjithësi ngjyrë të verdhë të lehtë. Sa më shumë të hidratoheni, aq më e zbehtë është ngjyra e saj. Çdo ndryshim i theksuar i ngjyrës së urinës tregon se trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit dhe mund të jetë paralajmërim për gjendje shëndetësore të ndryshme, lexoni çfarë tregon ngjyra e urinë për shëndetin, transmeton Telegrafi.
  3. Dhimbje barku: Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë paralajmëruese e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë edhe veshkat. Në rast se dhimbja ju shkaktohet nga veshkat do të ndjeni një lloj therjeje kryesisht në skajet e barkut, si dhe mbrapa.
  4. Shpeshtësia e urinimit: Sasia e ujit që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në shpeshtinë e urinimit. Por, problemet me veshkat janë shkaktare të ndryshimeve të këtij procesi: kur jeni të prekur nga oliguria urinoni më rrallë se normalja, ndërsa kur vuani nga poliuria urinoni më shpesh se zakonisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME