Categories Lajme

‘’Mos kalo!”, studentët i vënë shiritat e kuq rektoratit. Nis marshimi drejt kryeministrisë

Studentët e Universiteteve të Tiranës kanë nisur marshimin në drejtim të kryeministrisë në ditën e 13-të të protestës dhe qëndresës së tyre. Për pak minuta studentët, që duhet thënë sot janë të shumtë në numër kanë bllokuar rrethrrotullimin pranë Fakultetit Ekonomik dhe 21 Dhjetorit duke shkaktuar kaos në trafik.

Po ashtu studentët në shenjë proteste i kanë vendosur shiritat e kuqë rektoratit që gjendet pranë Universitetit Politentik.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të intesifikohet dhe do të radikalizohet në rast se kërkesat e tyre që tashmë bëhen të ditura nuk do të plotësohen. Një prej studentëve tha për gazetarin e Fax News Sokol Dema se në rast se Rama nuk plotëson kërkesat e tyre ata nuk do të paguajnë tarifat e këtij viti akademik.

“Ne nuk do ti paguajmë fare tarifat në rast se kryeministri nuk na i plotëson kërkesat, Ne jemi të gjithë dhe do të veprojmë të bashkuar. Sot do të ketë dhe qytetarë që do të na bashkohen, së bashku me prindërit tanë”, u shpreh studenti. Ndërkohë që sot drejt Tiranës janë nisur grupe studentësh dhe nga Korça, Elbasani dhe Shkodra.

Bashkimi i studentëve te kryeministria pritet të ndodhë pas pak, nga ku pritet të deklarohet dhe ecuria e mëtejshme e protestës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME