Categories Lajme

‘Mos më çaj t… shumë’/ Gazetarja kallzon në prokurori biznesmenin e hidrokarbureve

Sjellje e papranueshme dhe jo etike ka është kryer ndaj gazetares së televizionit Fax News nga një biznesmen ditën e djeshme.

menjëherë pas ngjarjes gazetarja  Fatmira Bajrami ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë së Fierit ndaj biznesmenit të hidrokarburve Edmond Bejtja, pasi ai e ka ofenduar gjatë protestës së banorëve të fshatit Visokë.

Ngjarja ndodhi gjatë një prononcimi që biznesmeni po jepte në lidhje me protestën e banorëve të fshatit të cilët e akuzonin për prishjen e rrugës.

Interesimi i gazetares Fatmira Bajrami në lidhje me çështjen, bëri që biznesmeni t’i hakërrehej me një gjuhë aspak etike duke i thënë “mos na çaj shumë trapin”. “Po kërkoj që të mos më njollosë emrin e imazhin. Jam ndjerë e ofenduar dhe e diskriminuar “, shkruan gazetarja në kallëzimin e bërë në polici.

Denoncimi i gazetares Fatmira Bajrami:

Ditën e sotme unë shtetesja Fatmira Liman Bajrami së bashku me operatorin Gledian Petref Hoxhallari kam bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë Fierit , bashkëngjitur me një  procesverbal për të gjithë ngjarjen e datës së djeshme, ku shtetasi Edmond Bejtja pronari i firmës nënkontraktore “Terra Oli Sëiss” më ka ofenduar.

Nuk kam reaguar ne asnjë çast gjatë intervistës që i kemi marrë në lidhje me protestën e banorëve të fshatit  Visokë.

Pas mbarimit jemi larguar dhe në 30 minuta ballafaqim para kamerave, gazetarëve, operatorëve dhe banorëve nuk ka kërkuar falje.  Madje mëngjesin e sotëm personi ne fjalë Edmond Bejtja ka vijuar bisedat po me te njëjtën gjuhë në rrjetet sociale. Po kërkoj që të mos më njollosë emrin e imazhin. Jam ndjerë e ofenduar dhe e diskriminuar .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME