Categories Lajme

”Mos neglizhoni simptomat e para”/ Mjekja tregon si agravon sëmundja

Mjekët thonë se agresiviteti i virusit kanë rënë tanimë, por në fakt kemi numër të lartë të jetëve të humbura. Çdo 24 orë humbin jetën 5-6 pacientë të prekur nga Covid-i. Të dy spitalet Covid janë plot me pacientë që manifestojnë simptoma të moderuara deri tek rastet e rënda. Dr. Entela Ramasaco shpjegon se përveç se kanë diagnoza të tjera vijnë vonë në spital, pasi neglizhojnë simptomat e para.

“Është një sëmundje vërtet e pabesë, një sëmundje e cila mund të agravojë me orë e minuta drejt përkeqësimit nëse pacientët vijnë në stade të avancuara të prekjes pulmonare. Menaxhimi do jetë më i vështirë dhe ecuria drejt një patologjia të rëndë drejt fatalitetit, drejt formave më invazive të oksigjenimit do jetë shumë më e lartë për pacientët”.

Mjekët e familjes nuk duhen neglizhuar pasi ata kanë eksperiencë tanimë për trajtimin e një pacienti me Covid. Ndërkohë ka shumë polemika në lidhje me protokollet mjekësore që përdoren në dy spitalet Covid dhe transparencën e tyre. Dr. Ramasaco siguron se çdo gjë bëhet sipas protokolleve të OBSH-së, duke i përshtatur me kushtet e spitalit. Mjekët u bëjnë apel të rinjve të mos neglizhojnë masat mbrojtëse pasi janë ata që po e transmetojnë virusin tek prindërit e po i sjellin në spital

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME