Categories Lifestyle

Mos u anko se plakesh. Rudhat janë një dhuratë e jetës…

Plakja është një proces që prek të gjithë organizmat e gjallë. Shpesh, megjithatë, ajo shoqërohet nga një ndjenjë frike. Plakja na frikëson, ndonjëherë na shqetëson. Shfaqen rrudhat e para, flokët bëhen gri dhe, njëra pas tjetrës, vijnë të gjitha ato seri sëmundjesh, që na bëjnë të kuptojmë se nuk jemi më kaq të rinj. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi, kështu që duhet të mendojmë për plakjen si një dhuratë, një dhuratë që jeta na ka dhënë, edhe një herë, pas asaj të ardhjes në botë. Ndryshimet fizike paraqesin të gjitha përvojat e jetuara deri më tani. Rrudhat janë pasqyrimi i buzëqeshjeve tona, prandaj duhet të jemi krenarë për to.

Kalimi i viteve duhet të jetë një burim krenarie, gëzimi, mirënjohjeje, sepse në çdo qiri që shuajmë kemi një numër të pafund kujtimesh dhe emocionesh të reja për të mbledhur dhe jetuar me njerëzit që duam. Secili nga ne duhet të jetë mirënjohës për jetën, për mundësinë që na jep çdo ditë. Në ato 1440 minuta që shënojnë çdo ditë, ka mendime të mrekullueshme, qindra nuanca të ndjenjave tona dhe shumë shanse gati për t’u rrokur.

Mosha e vjetër nuk është një ndëshkim dhe as shkak për dekurajim. Eshtë krejtësisht e gabuar të ankohemi, duhet të mësojmë të ndihemi me fat. Me fat që jemi përsëri këtu, që kemi ende mundësinë për të jetuar dhe mbledhur momente, të përpiqemi ta bëjmë botën më të mirë, të shijojmë vetë jetën. Çdo vit që kalon është një qëllim. Një fitore. Një arsye për të festuar këtë udhëtim të bukur që jemi thirrur për të kryer.

Jeta është e bukur, le ta shijojmë deri në fund, me të gjitha shenjat e udhëtimit tonë. Ne duhet të na kënaqin rrudhat, jo të na trishtojnë. Mbi të gjitha, u deshën vite, buzëqeshje, vuajtje, lot, për t’i bërë ato të shfaqeshin në fytyrën tonë. Jeta është aq e bukur. Me pikat e larta dhe të ulëta, me të gjitha shenjat e plakjes që na kujtojnë se jemi akoma në kohë. Për të jetuar dhe për t’u emocionuar. / meb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME