Categories Lajme

Moses-Ones: Fuqia e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, e pamatshme dhe e pathyeshme

“Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pathyeshme”. Këtë mesazh përcolli e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ku i dorëzoi i Medaljen e Mirënjohjes, Zyrës së Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.

Moses-Ones, ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer dhe Forcat e Armatosura Shqiptare kanë aftësinë dhe profesionalizmin e duhur për të qenë në krah të Forcave ushtarake amerikane në të gjitha situatat që kërkohet.

“SHBA mbështesin Forcat e Armatosura Shqiptare. FA-të shqiptare janë të gatshme dhe të afta të luftojnë krah për krah me trupat amerikane dhe Nato në çdo kohë dhe në çdo moment. Kjo dekoratë është e një vlerë e padiskutueshme dhe një kujtim i rëndësishëm dhe përballë ushtarakëve që kemi humbur në misionet paqeruajtëse”, tha Moses-Ones.

Ajo tha se “çdo ditë të vitit ka forca amerikane këtu për të forcuar lidhjet tona të forta. Forcat shqiptare janë ndër më profesionalet. Forcat shqiptare kanë treguar se janë të përgatitura, të gatshme për të luftuar, në çdo kusht”.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte sot kështu.

“Kjo certifikatë është shumë pak, është një gjest simbolik për të shprehur falënderimin e sinqertë për punën e bërë. Sepse të gjithë, unë e para e kam parë që ka qenë një punë e jashtëzakonshme. Nëse sot bashkëpunimi ushtarak mes vendeve tona janë më të forta dhe konsoliduara se kurrë kjo i dedikohet dhe punës së palodhshme dhe të këtyre dy miqve. Faleminderit nga zemra. Nuk mund të rri pa falenderuar përfaqësuesen e SHBA, miken time, Leylan Moses-Ones”, tha Xhaçka.

Ministrja Mbrojtjes tha se i kemi një borxh të madh SHBA. “SHBA na është gjetur në momentet më të vështira të historisë, i kemi një borxh mirënjohje shumë të madh, që nga momentet e themelimit. Pa këtë mbështetje historia e Shqipërisë do të kishte ndjekur një trajektore tjetër. Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria po hyn në fazën jetike të zbatimit të reformës në drejtësi” tha ministrja .

Duke folur për bashkëpunimin me SHBA, Xhaçka nënvizoi investimin për bazën ushtarake të Kuçovës apo tri helikopterët “Cougar”, ndërsa kujtoi dhe stërvitjet e përbashkëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME