Categories Lajme

Moskë-Washington, incident diplomatik pas refuzimit të vizave për dhjetë përfaqësues të delegacionit rus, të ftuar nga OKB-ja

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në New York, ka derivuar një përplasje diplomatike midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Arsyeja-, viza e mohuar nga Washingtoni për dhjetë përfaqësues të delegacionit rus.

Moska ka protestuar ashpër dhe i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për një reagim të qartë.

“Mohimi i vizave është një shkelje e detyrimeve ndërkombëtare nga ana e SHBA – tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov – Ky nuk është një takim dypalësh; është një mision në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rregullat e të cilës janë thyer. Kjo kërkon një reagim i ashpër edhe nga Organizata e Kombeve”.

Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe një pasardhës i shkrimtarit të madh rus, Tolstoi, i cili nga Duma ruse tha se “Për SHBA, OKB është oborri i shtëpisë”.

“Ata nuk e kuptojnë ndryshimin midis statusit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara dhe territorit amerikan. Për ata Kombet e Bashkuara janë dhoma e ndenjes në shtëpi. Ata vendosin se kush hyn dhe kush qëndron jashtë”.

Qeveria amerikane deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Zëvendës ambasadori i Washingtonit në Moskë është thirrur nga Kremlin, ndërsa ministri i jashtëm Sergey Lavrov tha se ai do ta trajtojë çështjen me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME