Categories Lajme

Moti dhe çmimet tërheqin pensionistët italianë të jetojnë në Vlorë

Me hyrjen në fuqi të ligjit  për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj në moshë pensioni  të cilët kanë të ardhura vjetore 10 mijë euro ( 12 milionë lekë), çdo ditë në zyrën e emigracionit pranë Drejtorisë së Kufirit në Vlorë paraqiten 2-3 pensionistë italianë për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Çmimet e ulëta, por edhe klima po tërheqin gjithnjë e më shumë fqinjët e moshës së tretë.

“Kam ardhur nga Italia për të jetuar këtu, për të zbuluar Shqipërinë, Vlorën dhe për të jetuar në qetësi. Kam provuar të jetoj në vende të tjera dhe ose për çmimet, ose për klimën ose për komplikacionet politike kam thënë jo, sepse nuk më intereson dhe dua të jetoj në qetësi dhe të shijoj pensionin. Këtu shoh njerëz të qetë. Italianët e tjerë që janë këtu janë të kënaqur dhe nuk kam parë ende asgjë negative”, thotë një pensionist.

Jashtë kamerave pensionistët shprehen se shpresojnë që fluksi i lartë të mos krijojë abuzime me çmimet e qirave të shtëpive, pasi kjo do t’i detyronte të largoheshin.

Sipas zyrës së emigracionit qysh prej daljes së ligjit më shumë se 70 pensionistë të kombësisë italiane janë paraqitur pranë kësaj zyre ndërsa prirja është në rritje./Euronews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë. Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Qershor 2025

DASHI Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kanabis, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori, detaje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mes tyre edhe një çift bashkëshortësh pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë hanë fëmijët në çerdhe? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle

Në kopshte dhe çerdhe, të vegjlit ushqehen çdo ditë me atë që përgatitet larg syve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga plagosja e 15-vjeçarit te piceria në Tiranë

Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital të dielen, pasi dyshohet se është plagosur…

LEXO ME SHUME