Categories Lajme

Moti i acartë/ Policia Bashkiake e Tiranës shpëton dy shtetas

Policia Bashkiake dhe Shërbimi Social i Bashkisë Tiranë po monitorojnë nga afër situatën në gjithë territorin duke u ofruar ndihmë dhe strehuar të gjithë personat që gjenden në vështirësi, siç janë edhe endacakët. Kështu, Policia Bashkiake ka mundur të shmangë disa raste ku persona endacakë kanë rrezikuar jetën për shkak të temperaturave të ulëta. Më konkretisht dje afro mesnatës, në afërsi të kryqëzimit të “21 – Dhjetorit”, Policia Bashkiake ka gjetur shtetasin me inicialet Th.B, 45 vjeç nga Berati, i cili qëndronte jashtë në afërsi të një stacioni autobusi. Menjëherë atij i është ofruar ndihma e parë dhe është strehuar në ambientet e Qendrës Sociale në Shkozë ku dhe po merr shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të ditës së sotme Policia Bashkiake ka gjetur në Bulevardin Zogu I një tjetër person endacak me inicialet B.D, 63 vjeç nga Shkodra që kishte kaluar natën jashtë. Menjëherë është lajmëruar shërbimi mjekësor dhe pasi i është dhënë ndihma e duhur ai është strehuar në ambientet e qendrës sociale që gjendet përgjatë Bulevardit Zogu I. Ndërkohë që të gjitha qendrat sociale të Tiranës po qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar ndihmë, strehë dhe ushqim për të gjithë personat që gjenden në vështirësi në këto ditë kur termometri ka shënuar disa gradë nën zero.

foto galeri \

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME