Categories Showbiz

Motrat në sherr për pronën, situatë e rënduar tek “Shihemi në Gjyq”

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra Vilma dhe Fetije të cilat janë në konflikt të vazhdueshëm për një pronë që i ka lënë babi i tyre.

Vilma tregon se për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Greqi dhe në vitin 2011 kthehet në Lezhë, ku ndërtoi një shtëpi në tokën e të atit i cili e mbështeti atë për çdo gjë. Ajo rrëfen se çdo kursim që kishin e kanë hedhur tek ndërtimi i shtëpisë dhe qëndroi 1 vit në Shqipëri.

Vilma filloi të kishte konflikte me vëllezërit dhe u përplasën me të atin se pse i dha asaj tokë. Ata janë 9 fëmijë, por kanë marrë nga kjo pronë vetëm 5 prej tyre.

Vëllezërit e saj i kërkonin llogari të atit se pse ia dha këtë pronë dhëndrit dhe ta sjellë dhëndrin aty, ndërkohë që ajo tokë i takon vetëm atyre. Madje ajo tregon se vëllai i saj i vogël i ka kërkuar llogari se pse nuk i ka lënë me prokurë atij për t’u marrë me çështjen e regjistrimit të pronës, por burrit të saj.

Sipas të vëllait ajo duhet të kishte besim tek ai dhe jo tek burri. Ndërsa Fetija në studio shprehet se burri i saj nuk ka lidhje me pasurinë e tyre sepse i takon vetëm motrave dhe vëllezërve.

Prona për të cilën bëhet fjakë është një tokë 544 m katror që babi i tyre ia ka lënë 5 nga 9 fëmijëve të tij që janë Fetija, Vilma, Ardiani, Kujtimi dhe Sabaji.

Në këtë pronë ka qenë i ndërtuar një objekt shteti që quhej magazinë bulmeti dhe fëmijët e familjes këtë ndërtesë e kanë kthyer në banesa. Tani vëllezërit e motrat i thonë Vilmës nuk ke pse të marrësh pronë këtu sepse ajo për shkak të angazhimeve i ka lënë bashkëshortit të saj Samirit një prokurë të merret me regjistrim e pronës pas vdekjes së babait të tyre.

Vëllai i vogël Artani kërkon që të marrë të gjitha prokurat e familjes dhe të merret ai me këtë problem, por Vilma dhe Samiri nuk ia japin prokurën. Artani thotë o do ma japësh mua, o ti pronë nuk regjistron kurrë.

Ky konflikt i pronës ka degraduar deri në atë pikë, sa Vilmës nuk i flet më askush as motrat as vëllezërit, sepse ata nuk dëshirojnë që bashkëshorti i saj të ngatërrohet me pronën e tyre. Kjo çështje ngelet në dorën e zonjës Eni Çobani për ta zgjidhur, sepse vëllezërit dhe motrat nuk bien dakort aspak me njëri-tjetrin. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME